Khloe do të bëhet me vajzë

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 16:37 | Nga

Khloe Kardashian është në pritje të një vajze, dhe këtë lajm e ka bërë të ditur në episodin e sezonit të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”.

Gjate kësaj episode Kylie Jenner e kupton gjininë e foshnjës nga mjeku i Khloe. Me pas ajo i tregon motrës e cila nuk beson ngaqë mendonte se do të sillte në jetë një djalë.

Megjithatë menjëherë pas përfundimit të show-it, ishte vetë Khloe e cila përmes një postimi në Twitter e konfirmoi gjininë e foshnjës.

Ajo është shprehur e lumtur që vajza e saj do të këtë shoqe Stormi-n e Kylie dhe Chicago-n e Kim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme