Pas aludimeve se e tradhtoi, Khloe heziton të bashkohet me Tristan në Boston

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson di të bëhet mjaft e komplikuar.

Sidomos që këto ditë në rrjet janë duke qarkulluar lajme se Khloe është tradhtuar sërish nga basketbollisti, shkruan Mirror.

Ndërkaq, në episodin e radhës të KUWTK ajo shihej duke diskutuar me motrat e saj, të cilat thonin që ajo të bashkëjetojë me Thompson.

Ajo çka u vërejt nga ndjekësit ishte hezitimi i bukuroshes brune, e cila nuk kishte përgjigje për një vendim të tillë.

Khloe po ashtu gjeti justifikime të shumta, sikur nuk do të mund të gjejë ndonjë mësuese adekuate për vajzën e saj.

Përndryshe ylli i serialit dhe Tristan edhe pse janë në lidhje, jetojnë të ndarë, derisa ndajnë një vajzë dy vjeçare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme