KIESA dhe ARDA memorandum për përkrahjen e sektorit privat

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 11:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, që synon nxitjen e projekteve për një mjedis atraktiv biznesor në Kosovë, përmes zhvillimit të sektorit privat dhe tërheqjes së investimeve nga jashtë.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, dhe kryeshefja Ekzekutive e ARDA-s, Mrikë Macula.

Nga palët nënshkruese u tha se ky memorandum do të jetë në funksion të bashkëpunimit mes palëve në përgatitjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve specifike për një mjedisi atraktiv biznesor në Kosovë si dhe koordinimit të aktiviteteve të ndërlidhura me zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal në Kosovë përmes zhvillimit të sektorit privat, raporton Ekonomia Online.

“Sot nënshkruajmë një marrëveshje të bashkëpunimit, e cila parasheh një sërë aktivitetesh bashkëpunuese në mes të këtyre agjencive, me qëllim zhvillimin e sektorit privat, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kosovare, qoftë në aspektin e promovimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, qoftë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese të këtyre ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Mustafa.

Në përgjithësi, sipas tij, memorandumi synon promovimin e vet kompanive kosovare dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Ndërsa Mrika Macula, drejtoreshë ekzekutive në ARDA, tha se kjo marrëveshje parasheh fuqizimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve si dhe promovimin e ambientit për investitorët e huaj potencialë.

“Kjo marrëveshje parasheh fuqizimin dhe bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve; fuqizon gjithashtu bashkëpunimin dhe përkrahjen në përmirësimin në nivelin ekonomik, gjithashtu dhe në atë social”.

“Pasi kemi dhe mungesë të promovimeve për investime të reja të jashtme, ashtu që ne do ta përkrahim njëri-tjetrin dhe do ta plotësojmë njëri-tjetrin, me implementimin e aktiviteteve të ndryshme në rajonin tonë, gjithashtu dhe jashtë, të cilat parashihen”, theksoi Macula.

Të ngjashme