Kim Kardashian bëhet flokëkuqe

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian tani më është flokëkuqe!

Gjatë vikendit, ylli televiziv ka postuar disa fotografi në storiet e Instagramit ku shihet se flokët e saj kanë ngjyrë të kuqe, të hapur.

Kardashian madje kishte kombinuar flokët e saj me një bluzë të kuqe, grim të syve po me të njëjtën ngjyrë dhe madje po e shijonte edhe një lëpirëse të kuqe.

Kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçarja ka guxuar të ndryshojë ngjyrën e flokëve të saj, pasi dikur ka qenë bionde derisa ngjyra në flokët e saj ka qenë edhe rozë ose edhe e gjelbër.

Megjithatë, fotografitë e fundit ku Kardashian shihet flokëkuqe nuk lënë të kuptohet nëse ajo vërtetë ka ndryshuar ngjyrën e flokëve apo ka vënë paruke.

Të ngjashme