Kim Kardashian merr urdhër mbrojtjeje ndaj një burri që pretendon se komunikojnë në mënyrë telepatike

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian ka kërkuar urdhër ndalimi ndaj një burri që pretendon se komunikon në mënyrë telepatike me të. Pasi zbuloi se personi në fjalë u përpoq të hynte brenda shtëpisë së saj tre herë gjatë muajit gusht, ylli i famshëm mori mbrojtje ligjore.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga The Blast, nëna e katër fëmijëve tha: “Jam informuar se personi u përpoq të hynte në banesën time në tre raste të veçanta në gusht 2022. Ai paraqiti një letër duke kërkuar të ishte partneri im i biznesit”, shtoi ajo duke thënë se nuk ka kontaktuar asnjëherë me të.

Ajo tha se sigurimi i saj privat është takuar me të dhe e ka informuar se nuk ka dëshirë të ketë asnjë kontakt me të. “Jam informuar se burri ka bërë postime të shumta duke më referuar mua në mediat sociale. Në një nga postimet, ai pohoi se unë kam qenë duke komunikuar me të në mënyrë telepatike.”

Të ngjashme