Familja e famshme Kardashian-Jenner, ka njoftuar vitin e kaluar se sezoni i 20-të i “reality shout” të tyre “Keeping Up with the Kardashians” dhe i cili do të rikthehej më 6 maj, do të ishte edhe i fundit.
Kim Kardashian është shprehur shumë e mërzitur për këtë fakt derisa në një prej episodeve të këtij sezoni ajo shfaqet duke qarë.
Derisa i tregon shoqes së saj nëpërmjet telefonit për përfundimin e shout, Kim shpërthen në vaj.
Familja e famshme amerikane kishte bërë të ditur se do ta përfundonte shoun pas transmetimit për plotë 14 vjet.
Kujtojmë se Kim është ndarë këtë vit nga bashkëshorti i saj Kanye West nga martesa me të cilin ka katër fëmijë.