Kina pretendon se i liroi myslimanët e burgosur, ama askush nuk i beson

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Qeveria kineze e ka shpallur të fituar programin e gjerë dhe të diskutueshëm të burgosjes së pakicave myslimane, me ç’rast zyrtarët më të lartë kanë pretenduar se pjesa më e madhe e të mbajturve nëpër kampet e internimit në rajonin Xinjiang tashmë janë liruar dhe janë punësuar.

Ama, ekspertët dhe pjesëtarët e pakicës myslimane në Xinjiang, të cilët kanë ikur jashtë vendit, thonë se nuk ekzistojnë dëshmi që flasin për lirimin masiv të myslimanëve dhe se qytetarët të liruar nga kampet edhe tani mbesin në njëfarë lloj burgimi, shkruan NYT, përcjell sot Koha Ditore.

Në një konferencë shtypi në Pekin, dy liderët kryesorë të Xinjiangut kanë lënë të kuptohet se shumica e të burgosurve – dhe mbase 90 e më shumë për qind – i janë “rikthyer shoqërisë”.

Njoftimi i befasishëm dhe më se i papritur duket të jetë pjesë e përpjekjes më të fundit të Kinës për ta heshtur kritikën ndërkombëtare rreth kampeve të riedukimit, për të cilat ekspertët llogarisin se i mbajnë të mbyllur më se një milion a më shumë ujgurë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera myslimane, që kur kampet kanë nisur të zgjerohen nxitimthi më 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme