Kina zbut masat e izolimit, vendet turistike mbushen me njerëz

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Një numër i madh i njerëzve është parë nëpër destinacionet e famshme turistike të Kinës gjatë fundjavës, pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve se rreziku nga coronavirusi ende nuk ka kaluar.

Pamjet në parkun e malit Huangshan shfaqin mijëra njerëz të mbledhur afër njëri-tjetrit, shumë prej të cilëve kishin vendosur maska.

Pas numrit të madh të vizitorëve, autoritetet u detyruan ta publikojnë njoftimin se parku e ka arritur kapacitetin prej 20 mijë vizitorëve në ditë dhe se nuk do të pranojë njerëz të tjerë brenda, shkruan “CNN”.

Edhe në Shangai u pa një numër i madh i njerëzve që kishin dalë për blerje dhe turistë të ndryshëm. Shumë nga restorantet që kishin qenë të mbyllura para disa ditëve patën shumë punë pas hapjes.

Përderisa qeveria kineze është duke i zbutur gradualisht masat e izolimit, ekspertët shëndetësorë të këtij vendi kanë kërkuar nga njerëzit që të vazhdojnë të jenë të vëmendshëm.

“Kina nuk është afër fundit, por ka hyrë në një fazë të re. Me përhapjen e epidemisë globale, Kina ende nuk e ka arritur fundin”, tha Zeng Guang, epidemiolog në Qendrën Për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme