Kinë: Lufta në gadishullin korean nuk do të ketë fitues

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 10:12 | Nga

Kina ka thënë të martën se lufta në gadishullin korean nuk do të ketë fitues.

Kjo deklaratë erdhi pasi ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka deklaruar luftë Koresë së Veriut, dhe se Phenjani ka rezervuar të drejtën për të marrë masa.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm kinez, Lu Kang, ka thënë në Pekin se politikanët e SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund ta kuptojnë se përdorimi i mjeteve ushtarake, kurrë nuk do të jetë një rrugë e qëndrueshme.

Kina po ashtu nuk ka miratuar eskalimin e luftës me fjalë në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, ka thënë Lu në një takim informues në Pekin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme