“Qyteti i ndaluar” në Pekin u ndriçua për të parën herë, që kur ai u hap si një muze për të shënuar fundin e Vitit të Ri kinez.
Ish-pallati perandorak, që do të festojë ditëlindjen e tij të 600 vitin e ardhshëm, u vesh me një mori dritash shumëngjyrëshe dhe lazerash, përballë 3.000 spektatorëve.
Biletat falas për spektaklin e paprecedentë të dritave u gllabëruan “online” në vetëm pak minuta, duke bërë që faqja “online” e pallatit të mbingarkohej.
Menjëherë më pas, biletat nisën të shiteshin deri në 5.000 juanë, ose 740 dollarë, në internet.
“Jam i mahnitur. Ky spektakël dritash në qytetin e ndaluar është i mrekullueshëm”, tha Li Shulun.
“Qyteti i ndaluar” është quajtur i tillë, pasi për shekuj ka qenë i pamundur të shihej nga njerëzit e zakonshëm, pa pasur një leje të posaçme.
Ai ka qenë qendra e dinastive Ming dhe Qing, nga viti 1420 deri në 1912-n, kur një revolucion rrëzoi perandorin e fundit. Më vonë ai u hap si një muze. Kompleksi mban më shumë se 9.000 dhoma, gjë që e bën pallatin më të madh dhe shembullin më të mirë të arkitekturës antike në Kinë.