Kirurgët nuk e përkrahin grevën, Sindikata thotë se do të sanksionohen me ligj

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 13:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse në shumë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është mbajtur grevë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të Ligjit për Paga, disa klinika nuk e kanë respektuar këtë vendim, raporton Ekonomia Online.

Kolegjiumi profesional i kirurgëve ka marrë vendim të mos i përgjigjet grevës së thirrur nga Sindikata e Shëndetësisë, duke e quajtur të pakuptimtë dhe të pavlerë.

Ekonomia Online ka kontaktuar me kirurgun Arbër Morina, por ai nuk ka dashur të prononcohet.

Islam Krasniqi nga Sindikata e QKUK-së, ka thënë se deklamimet individuale dhe mosfutja në grevë e kirurgëve janë të mirëpritura, por që tha se ka ligj që i sanksionon ata që thyejnë grevën.

“Deklarimet individuale, ato gjithmonë duhet me qenë në një vend pluralist të ndryshëm. Megjithatë ftesës për grevë u janë bashkëngjitur gjithë punëtorët shëndetësor, nuk është punuar në kundërshtim me grevën dhe sigurisht e dinë se ekziston një ligj që i sanksionon ata që thyejnë grevën, por megjithatë është evidente dhe na kanë përkrahur edhe qytetarët që na u është përgjigj sepse sot nuk kanë kërkuar shërbime shëndetësore 99 për qind të tyre”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ky proces është jo i favorshëm për punëtoret shëndetësorë.

“Thënë të drejtën është një proces jo i favorshëm për punëtorët shëndetësor se punëtorët se për dy vjet kanë punuar në këtë drejtim dhe për 9 muaj kemi pritur që pagat të merren me rritje ashtu siç jemi dakorduar me akterët relevantë”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme