Kirurgët përdorin dritat e telefonave për ndriçim gjatë operimit të pacientit

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Pamjet e rralla tregojnë disa neurologë duke përdorur dritat e celularëve të tyre ndërsa largojnë tumorin nga truri i një pacienti, si pasojë e ndërprerjes së furnizimit të energjisë elektrike.

Operacioni u zhvillua në Spitalin Barros Luco Trudeau në San Miguel, Kili, dhe më vonë u nda në Facebook, ku është parë 412,000 herë, transmeton lajmi.net.

Mediet raportojnë se një pacient 34-vjeçar po i nënshtrohej operacionit të largimit të tumorit në tru.

Zyrtari shëndetësor Arturo Zuniga tha për mediat lokale se sistemi automatik për gjeneratorët nuk u aktivizua kur u ndërpre energjia elektrike.

Motra e pacientit, Paulina, pohoi se ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni tjetër disa ditë më vonë pasi pësoi një hemoragji, sipas mediave lokale.

Mediat lokale thanë se familja e pacientit po planifikon të hedhë në gjyq spitalin.

Hetimet po vazhdojnë. 

Të ngjashme