Kisha Ortodokse s’i plotëson kushtet për ndërhyrje në monumentin e Prizrenit

Prizren | 15 Shk 2017 | 10:45 | Nga

Kisha Ortodokse Serbe për herë të dytë do të marrë përgjigje negative sa i përket kërkesës për ndërhyrje në kompleksin e Manastirit të Kryeengjëjve në Prizren.

Sipas anëtarëve të Komisionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, KOS-i nuk ka arritur të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm për t’iu miratuar kërkesa për rikonstruktim në Kishën e Shën Nikollës brenda këtij kompleksi. Sipas burimeve të gazetës brenda Komisionit, KOS-it së shpejti do të marrë përgjigje dhe ajo do të jetë negative.

Përmbajtja e vendimit tashmë është gati, por ai ende nuk është nënshkruar, shkruan sot Koha Ditore..

“Pas mosdhënies së pëlqimit katër muaj më parë, Kisha Ortodokse Serbe në fund të dhjetorit është munduar ta plotësojë kërkesën me dokumente shtesë. Por pasi është ritrajtuar lënda, kemi ardhur në përfundim se nuk mund të japim pëlqim, pasi nuk plotësohen kushtet e kërkuara ligjërisht dhe në bazë të konventave ndërkombëtare që rregullojnë fushën e trashëgimisë kulturore”, ka thënë njëri nga anëtarët e Komisionit.

Sipas këtij burimi, Komisioni ka punuar për një kohë të gjatë në këtë lëndë dhe pas verifikimit të dokumentacionit të ofruar nga KOS-i rezulton se përgjigjja do të jetë negative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme