Kishte urdhër-arrest, Policia e kap personin e kërkuar nga Gjykata e Pejës, dërgohet në Burgun e Dubravës

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Klinë, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, për arrestimin e personit që ishte në kërkim me urdhër arrest.

Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, dhe me datë 28.04.2021, i njëjti është arrestuar në fshatin Gllarevë-Klinë.

Personi i arrestuar ka kryer veprën penale:

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”

Pas arrestimit i njejti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubrave në vuajtje të denimit prej dhjetë (10) muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme