Kjo është agjenda e komunës së Prishtinës për Festën e Flamurit

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Nesër është 28 Nëntori, Dita e Flamurit, e për këtë ditë edhe komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete.

Sipas njoftimit të komunës, dita do të fillojë me seancën solemne në Kuvendin Komunal, duke filluar nga ora 10:00.

Më pas, në orën 13:00 do të ketë koncerti në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku edhe do të bëhet shpalosja e flamurit.

Agjenda e plotë:

10:00 Seanca solemne në Kuvendin Komunal

Respektimi i himneve

– Himni i Kosovës

– Himni i Shqipërisë

– Dy pika muzikore

10:10 Hapja e seancës nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci

10:15 Fjala e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj

10:30 Fjala e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama

10:45 Foto në grup

10:50 Përfundimi i seancës

12:00 Libri Shumëngjyrësh- Teatri Dodona

Shfaqje për fëmijë.

12:30 Ecje e Kryetarit përgjat sheshit në festimet e Kryeqytetit

13:00 Koncerti në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe shpalosja e flamurit

– Performancë nga Nusret Muqiqi

– Shpalosja e flamurit tek Grand Hotel

– Performancë nga grupi “Çamëria”

– Performancë nga grupi “Labëria”

– Performancë nga grupi “Përmetit”

Të ngjashme