Kjo është bashkëshortja e Gold Ag

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Arian Agushi apo siç e njohim të gjithë me emrin artisik Gold Ag vazhdon të jetë ndër reperët më të pëlqyer në skenën muzikore i cili me anë të teksteve të tij arrin të pasqyrojë realitetin kështu duke bërë për vete numër të madh fansash.

Ai arrin të jetë pjesë e medieve rozë si për nga jeta profesionale, por që nuk mund të ikë as nga jeta private ku të gjithë janë me sy e vesh kah ai, shkruan “Kosovarja”.

Muajin e kaluar ai i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me martesë e që këtë e bëri të ditur me anë të një imazhi të shpërndarë në rrjete sociale.

Të gjithë janë kureshtar të dinë se kush është bukuroshja fatlume e cila ia ka rrëmbyer zemrën Goldit i cili cilësohet si i veçanti i estradës. Tashmë u bë e ditur se nusja më e re e estradës quhet Ermira Shkodra e cila vjen nga komuna e Gjilanit.

Ndryshe, kujtojmë se Ariani sot ka qenë i thirrur nga policia për shkak këngës së fundi që e bëri kushtuar UÇK –së, këngë kjo e cila u mirëprit mjaftë shumë nga publiku.

Të ngjashme