Tanimë ajo është konsideruar si dieta e VIP-av, sepse shumë nga femrat më të rëndësishme në botë e kanë ndjekur atë për të humbur në mënyrë sa më të shpejtë kilogramët e tepërt dhe quhet “dieta vegjetariane”.
Disa nga VIP-at që e kanë ndjekur janë: Emma Thompson, Cameron Diaz dhe Gwyneth Paltrow.
Ajo është një dietë e cila u krijua në vitin 2008 nga dietologu i njohur amerikan Dawn Jackson Blatner dhe përmban proteina të shëndetshme për trupin.
Dieta ndiqet për një periudhë 2 javore dhe brenda kësaj kohe ju mund të humbisni 3-4 kilogramë, në të mund të përdorim perimet dhe frutat e freskëta dhe të thata, sigurisht që në këto kohë ulet ndjeshëm edhe konsumimin i mishit, gjë që ka ndikim pozitiv në shëndetin tonë.
Për të humbur peshën, duhet të llogaritni një konsum kalori prej 1500 kcal në ditë, të ndara si më poshtë: 300 për mëngjes, 400 për drekë, 150 për çdo snack dhe 500 për darkë.
“Fillestarët” duhet të mbajnë dietën dy ditë në javë dhe të mos kalojnë kufirin maksimal javor prej 700 gr mish; për të avancuar më pas me tre ose katër ditë pa mish dhe deri në 500 gram në javë.
Studime të shumta kanë treguar se ata që ndjekin një dietë vegjetariane jetojnë mesatarisht 3.6 vjet më shumë dhe peshojnë 15% më pak se ata që hanë mish.