Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 37 pacientë, 11 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 26 post-COVID.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 prej tyre janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient