Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar për Agjencinë Antikorrupsion, se ka një pagë vjetore prej 17,336 euro.
Ndërsa nga shpenzimet e rimbursuara i ka 2,140 euro. Ahmeti ka të kursyera 4.200 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 2000 euro.
Ai gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë me vlerë prej 8000 eurosh të tipit Skoda Superb.
Ahmeti ka deklaruar se është me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen NIC në Cagllavicë, në pronësi të vëllait, ndërsa banesa e prindërve e dhënë në shfrytëzim nga Teatri Krahinor në vitin 1973, nuk është bartë ende në pronësinë e prindit të tij, pas fitimit e kontestit në vitin 2018.