Kjo është puna që e bënte Brad Pitt para se të bëhej i famshëm

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ai është një aktor i famshëm, i pasur, i vlerësuar dhe që nga viti i kaluar fitues i Oscar, ka reputacion, famë dhe pa dyshim ka qenë dhe është një nga meshkujt më simpatik. Bëhet fjalë për Brad Pitt.

Ai është gjithashtu një nga ata yje që para se të bëhej i famshëm, për bukën e gojës duhej të bënte punë të ndryshme. Kështu që Pitt ndryshoi punë shumë përpara se Hollywood ta zbulonte.

Ai ishte model i kompanive të njohura, por më parë aktori i pashëmpunonte për zinxhirin e njohur El Pollo Loco, ku duhej të vishej si pulë dhe të shpërndante fletëpalosje për të tërhequr klientë të rinj.

Edhe siç e ka pranuar ai ishte i zoti në punën e tij, por nuk qëndroi gjatë. Por edhe sot e kësaj dite ai e kujton dhe qesh, ndërsa nuk e ka ndjerë kurrë nevojën për të fshehur se si e ka nisur./abcnews.al

Të ngjashme