Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Kllokot.
Aksidenti ka ndodhur dje dhe të përfshira kanë qenë dy vetura me targa vendore.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK.
Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.