Klubi i Malishevës ka reaguar me dhimbje të thellë pas lajmit për ndarjen tragjike nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal.
Në reagim thuhet se lajmi ka tronditur të gjithë klubin, ndërsa shprehen ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.
Klubi thekson se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së tij.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish – lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal. Lajmi na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Humbja e tij është e madhe dhe dhimbja e papërshkrueshme. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë