Sot gjatë ditës u raportua se Serbia mbrëmë e ka kthyer klubin hendbollistik “Besa Famgas” nga Peja, në kufirin e Serbisë me Rumaninë.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga ky klub.
Drejtori sportiv i këtij klubi tha se ata janë kthyer nga Serbia dhe tashmë po e shfrytëzojnë rrugën nga Komunova për të arritur në Rumani.
Ai tha se ekipi është nisur mbrëmë me autobus në orën 19:00, pasi që ndeshja do të zhvillohet të dielën.
Besa ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Pejë.
Ndeshja e kthimit, ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të kualifikohet në rrethin e katërt në EHF Cup, do të zhvillohet javën e ardhshme në Rumani.