KMDLNj: KEDS-i po mashtron konsumatorët

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 10:44 | Nga

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka njoftuar se KEDS-i po i mashtron qytetarët duke i fryrë faturat.

Sipas saj dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë deri në 300 – 400% më të larta prandaj shumë qytetarë janë ankuar në sportelet e KEDS-it.

“Tash, KEDS shkaku se ishte i zënë “me pelë për dore” vitin e kaluar me njehsorët digjital dhe “gabimet” gjatë faturimit, ka gjetur një metodë origjinale për t’i zbrazur xhepat e konsumatorëve duke ua fryrë faturat për sasinë e pandryshuar të rrymës që e shpenzojnë. Janë shpikur shumë pozicione mashtruese për dënimin e konsumatorëve që i tejkalojnë limitet e rrymës së shpenzuar duke e përfshirë në dënim tërë rrymën e shpenzuar e jo vetëm sasinë e rrymës së shpenzuar që e tejkalon limitin”.

“Për një qytetar që nuk merret vesh në këto manipulime është e pamundur t’i identifikojë “gabimet” e KEDS-it, e që në fakt paraqet paraqitje të paskrupullt e KEDS-it që mbetet e pa-hetuar, e pa dënuar dhe përfundon në një qortim verbal të Komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës i cili në vend që t’i dalë në mbrojtje qytetarit të plaçkitur, interesin e të cilit do të duhej ta përfaqësojë apo mbrojë në bazë të votës së fituar, e mbron dhe e legjitimon plaçkitjen që i bënë KEDS-i qytetarit.
Me fillimin e sezonit dimëror ngritet edhe çmimi i energjisë elektrike por është jo normale që ajo ngritje të shkojë deri në 300-400 % më shumë se ato të tarifave verore.

Qytetarët patën protestuar disa herë kundër këtyre shpërdorimeve të KEDS-it dhe vetëm atëherë e morën vëmendjen institucionale.” thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme