Ekonomia Online
FUNDIT

KMDLNJ mirëpret marrëveshjen midis Komunës dhe “Pastrimit”

KMDLNJ mirëpret marrëveshjen midis Komunës dhe “Pastrimit”

KMDLNJ mirëpriti marrëveshjen midis Komunës dhe “Pastrimit”.“Pas një mosmarrëveshjeje midis komunës së Prishtinës dhe kompanisë ” Pastrimi “, në mungesë të kapaciteteve për largimin e mbeturinave qyteti i Prishtinës u mbulua me mbeturina duke krijuar kushte për përhapjen e një epidemie dhe duke e shtuar numrin e qenve endacakë që , në kërkim të ushqimit […]

KMDLNJ mirëpriti marrëveshjen midis Komunës dhe “Pastrimit”.
“Pas një mosmarrëveshjeje midis komunës së Prishtinës dhe kompanisë ” Pastrimi “, në mungesë të kapaciteteve për largimin e mbeturinave qyteti i Prishtinës u mbulua me mbeturina duke krijuar kushte për përhapjen e një epidemie dhe duke e shtuar numrin e qenve endacakë që , në kërkim të ushqimit u bënë agresivë duke sulmuar qytetarët. KMDLNj – ë , edhe në takim me zyrtarët e komunës kërkuan që të arrihet një marrëveshje në mënyrë që komuna të shlyej detyrimet ndaj ” Pastrimit ” kurse kompania të shlyej detyrimet ndaj qytetarëve.

Më në fund u arrit një marrëveshje e rezultat i menjëhershëm është se kryeqyteti duket shumë më mirë dhe më i pastër.

KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon nga qytetarët e Prishtinës të paguajnë me rregull faturat dhe
;i shlyejnë borxhet e grumbulluara qoftë përmes pagimit të faturave, qoftë duke nënshkruar një zotim – marrëveshje për riprogramimin e borxhit të përgjithshëm.

KMDLNj pret dhe shpreson se palët nënshkruese të marrëveshjes do t’iu përmbahen
detyrimeve që dalin nga marrëveshja.

Sa më i lartë të jetë shlyerja e borxheve nga konsumatorët kompania ” Pastrimi ” do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime më cilësore dhe anasjelltas.

Për konsumatorët pagimi i faturave është detyrim ligjor dhe moral aq më parë që shërbimet e
Kompanisë “Pastrimi” janë të përballueshme”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Të ngjashme