KMDLNj ka ngushëlluar për vdekjen e profesor, Zejnullah Grudës i cili njëherit ishte nënkryetar i kësaj organizate.
Përmes një komunikate lëshuar nga KMDLNj thuhet se Zejnullahu kishte njohuri për të drejtat e njeriut që ndihmuan në prezantim ndërkombëtar e në sensibilizim të opinionit.
“Njohuritë që i kishte në fushën e të drejtave të njeriut e ndihmuan KMDLNj-në gjatë prezantimeve në rrafshin ndërkombëtar për sensibilizim të opinionit, vendor dhe sidomos atij ndërkombëtar. Ishte aktiv dhe mori pjesë në punën e komisionit dhe nënkomisionit për të drejtat e njeriut në gjenevë ku paraqiti gjendjen e të drejtave të njeriut sikur që mori pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ishte i angazhuar dhe kishte përgjegjësi në predatitjen e botimit të buletinit në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe sikur që ishte përgjegjës për pregatitjen e monografisë për krime lufte në kosovë, vëllimi i i –rë” thuhet mes tjerash në komunikatën lëshuar për medie.
Komunikata e plotë:
Më datë 7 mars 2021, në prishtinë ndërroi jetë ish – nënkryetari i kmdlnj –së,
Prof, dr. Zejnullah gruda i cili ishte aktiv në këshill që nga data e themelimit, përkatësisht nga 14 dhjetori 1989 kur edhe u themelua kmdlnj. Si njohës i shkëlqyer i të drejtës ndërkombëtare, prof. Dr. Zejnullah gruda dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kosovë dhe të cilat shkileshin në mënyrë flagrante nga serbia. Njohuritë që i kishte në fushën e të drejtave të njeriut e ndihmuan kmdlnj-në gjatë prezantimeve në rrafshin ndërkombëtar për sensibilizim të opinionit, vendor dhe sidomos atij ndërkombëtar. Ishte aktiv dhe mori pjesë në punën e komisionit dhe nënkomisionit për të drejtat e njeriut në gjenevë ku paraqiti gjendjen e të drejtave të njeriut sikur që mori pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ishte i angazhuar dhe kishte përgjegjësi në predatitjen e botimit të buletinit në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe sikur që ishte përgjegjës për pregatitjen e monografisë për krime lufte në kosovë, vëllimi i i –rë. Me ekipin e avokatëve ishte pjesë e ekipit që paraqiten kallëzime penale për udhëheqësit më të lartë ndaj udhëheqësve politikë, ushtarak dhe policor të ish – jugosllavisë dhe serbisë sikur që pregatiten edhe kallëzimin penal ndaj tyre para tribunalit për krime lufte për ish – jugosllavi në hagë. Pas përfundimit të luftës ishte pjesë e ekipit që pregatiten kallëzime penale për krimet e kryera në kospovë të cilat iu dorëzuan prokurorive të kosovës dhe të cilat autoritetet e unmik-ut dhe eulex-it i futën nën tepih. Gjithashtu, ishte pjesë e ekipit të kmdlnj –së që publikuan librat për të drejtat e njeriut për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, “ të drejtat e mia “. Pas një hulumtimi të gjatë për të drejtat e pakicave në kosovë ku edhe u botua libri “ të drejtat e pakicave “, prof, dr. Zejnullah gruda ishte redaktor i këtij publikimi. Me një sens të theksuar për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe që shkelësit të denoncohen publikisht, prof. Dr. Zejnullah gruda i mori rastet më flagrante që kishin ndodhur në botë duke i ndërlidhur , gjithnjë nga aspekti i të drejtave të njeriu, me gjendjen në kosovë , sidomos në përzgjedhjen e filmave ndërkombëtar për të drejtat e njeriut e që shfaqeshin në festivalin e filmit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, “ një botë “ , në prishtinë.
Prof. Dr. Zejnullah gruda ishte aktiv në kmdlnj –ë deri në momentin kur u vë në krye të institutit për hulumtim të krimeve të luftës në kosovë.
Kontributi i prof. Dr. Zejnullah grudës në fushën e identifikimit, sensibilizimit, mbrojtjes, përparimit dhe promovimit të drejtave të njeriut mbetet i pazëvendësueshëm, duke lënë pas vetes një kontribut të çmuar, jo vetëm në kosovë por edhe në vendet e rajonit.
Ishte një erudit dhe humanist që i tejkalonte përmasat lokale dhe rajonale e që aspektin e të drejtave të njeriut e trajtonti nga këndvështrimi global. Ishte një përkrahës pasionant i lorkës, nerudës, majakovskit, migjenit dhe, ishte në gjendje ta zbërthejë, deri në imtësinë më të vogël, guernikën e pablo pikasos .