KMDLNj: Sjellja e zyrtarëve të Prizrenit ndaj çerdhes “Yllkat”, shkelje e të drejtave të njeriut

Prizren | 22 Gus 2018 | 11:15 | Nga

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) vlerëson se sjellja e zyrtarëve komunal të Prizrenit OJQ-së “Pedaks”, e cila menaxhom me çerdhen “Yllkat” është arbitrare dhe si e tillë paraqet shkelje të të drejtave elmentare të njeriut.

Sipas KMDLNj-së inspektorë komunal të Komunës së Prizrenit, të shoqëruar nga policia, i  kanë kërkuar menagjmentit të kësaj OJQ-je, të lirojë objektin e çerdhes, pa dëmtuar dhe larguar inventarin, që gjendet brenda objektit, transmeton Ekonomia Online.

“KMDLNj kërkon nga palët që të zgjidhin kontestin përmes Gjykatës Themelore, ku secila ka pretendimet e veta, për përmbushje ose jo të obligimeve të  kontratës. Sjellja e zyrtarëve komunal është arbitrare, dhe si e tillë paraqet shkelje të të drejtave elmentare të njeriut”, thuhet në reagim.

“Andaj, KMDLNj, është në favor të zgjidhjes së këtij problem përmes mekanizmit të Gjykatës Themelore dhe jo me ndërhyrje arbitrare që mund të kenë edhe karakter politik në të tilla raste, përderisa drejtësia nuk  e thotë fjëlën e vetë”, theksohet tutje aty.

Reagimi i plotë e KMDLNj-së:

Monitorues të KMDLNj – së, Q. R në Prizren më datë 20.08.2018 ka vizituar menagjmentin e OJQ Pedaks SHPK, qe menagjon me qerdhen Yllka në Prizren. Me këtë rast drejtues të kësaj qerdheje kanë njohtuar se sot  në ora 11.00 inspektorë komunal të Komunës së Prizrenit, të shoqëruar nga policia, i  kanë kërkuar menagjmentit të Pedaks SHPK, të lirojë objektin e Kopshtit Yllka, pa dëmtuar dhe larguar inventarin, që gjendet brenda objektit.

Njohtimi i Komunës thotë se drejtuesit e Pedak-s, kanë vepruar në kundërshtim me kontratën për koncesion dhe sipas tyre, ka një sërë shkeljesh nga menagjmenti aktual.Mirëpo, këto hedhen poshtë nga drejtori M.Y.(shtetas turk) i cili kërkon që të respkektohet kontrata në plotni.

Drejtori i Pedaks-it, ka prezantuar kontratën, ku shkruan se: ‘në rast të mos marrëveshjeve eventuale, kompetente për zgjidhjen e kontestit është Gjykata Themelore’. Ndërkaq, në njoftimin, për shkëputjen e kontratës dhe lirimin e objektit-kopshti i fëmijëve ‘Yllka’ në Prizren, lëshuar nga Komuna e Prizrenit, nënshkruar nga kryetari i saj, dt.02.08.2018, thuhet që kjo duhet të bëhet në afat prej 15-të ditësh. Edhe mbrojtësi ligjor i Pedaks, pohon se ky pretendim s’mund të qëndroj dhe as të ekzekutohet, aq më parë ngase në kotratën për koncesion, pos nenit, në rast kontesti nga cila do palë, autoriteti,  për vendim bie mbi Gjykatën Themelore, është edhe fakti se ky është njoftim dhe jo vendim, poashtu i kundërligjshëm, dhe pa bazë juridike.

KMDLNJ, kërkon nga palët që të zgjidhin kontestin përmes Gjykatës Themelore, ku secila ka pretendimet e veta, për përmbushje ose jo të obligimeve të  kontratës. Sjellja e zyrtarëve komunal është arbitrare, dhe si e tillë paraqet shkelje të të drejtave elmentare të njeriut.

Andaj, KMDLNJ , është në favor të zgjidhjes së këtij problem përmes mekanizmit të Gjykatës Themelore dhe jo me ndërhyrje arbitrare që mund të kenë edhe karakter politik në të tilla raste, përderisa drejtësia nuk  e thotë fjëlën e vetë.

Të ngjashme