Koci: Sot 19 vjet trimat në krye me Ramushin thyen forcat e armikut

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 09:14 | Nga

Në 19-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, e cila ditë njihet edhe si fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe, kujtohet sakrifica e të gjithë atyre që ranë.

E avokati i njohur, Arianit Koci në këtë ditë ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë.

Koci ka shkruar se 19 vite më parë, trimat e Kosovës thyen forcat fashiste të armikut.

Lexoni postimin e Kocit:

Trima të Kosovës,

Sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut. Na keni zbardhur fytyrën dhe na keni kthyer dinjitetin.

Jeni shkrirë për nderin e atdheut, dhe vazhdoni të sakrifikoheni.

Prandaj, e keni dhe do ta keni respektin tonë – përjetësisht!

Me këtë rast, nuk mundemi pa e shprehur falēndërimin e përjetshëm për SHBA, UE, Naton, dhe miqtë tjerë, të cilët 1 vit më vonë, përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës – proces që e filluan Jasharajt, Haradinajt e shumë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme