Kolegji UBT shënon 15-vjetorin e themelimit

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 14:11 | Nga

Kolegji UBT ka shënuar 15-vjetorin e themelimit; 15 vjet ecje akademike, duke sjellë përvojat më bashkëkohore të edukim-arsimimit nga shtetet evropiane dhe amerikane.

UBT nisi si Institut i Menaxhimit të Ndërmarrjeve dhe të Inxhinierisë (Institute for Enterprise Management and Engineering – IEME). Më pas u shndërrua në UBT.

Në fillim kishte vetëm 26 studentë, kurse 15 vjet pas ka rreth 20 mijë, me rritje të vazhdueshme – 3000 të regjistruar brenda vitit, tregohet në një komunikatë të këtij kolegji.

“Themelimi i UBT-së ka si kryefjalë prof.dr. Edmond Hajrizin, i cili gjatë studimeve në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës: themelore e master, tregoi se është më i angazhuari dhe më intelegjenti midis studentëve. Me gishtat e një dore numërohen studentët, emrat e të cilëve janë shënuar si më të mirët, nga themelimi i UP-së në vitet e 70-ta. E emri i Edmond Hajrizit vazhdon të jetë në gravurë të atij fakulteti. Si studiues i mirëfilltë nuk pushon asnjëherë”.

Hajrizi, ndonëse ishte përzgjedhur si staf i fakultetit, kërkonte më shumë. Fiton bursë studentore për studim në Vjenë të Austrisë, ku edhe përfundon doktoratën. Atje dallohet për të mirë, duke fituar besimin e të gjithë profesorëve. Edhe aty e inkuadrojnë në procesin akademik, si ligjërues.

Këtë besim, Hajrizi, pavarësisht faktit se ishte nënshtetas austriak, vendos t’ia kthejë popullit të Kosovës në përgjithësi dhe rinisë së saj në veçanti.

Ai takon personalitete dhe ekspertë nga të gjitha vendet e botës, me fokus përfaqësuesit e universiteteve më prestigjioze nga Evropa e Amerika, krejt me qëllim të marrjes së përvojave nga universitetet më në zë.

Brendi që rektori e ka krijuar për UBT-në, duke e zbatuar edhe në praktikë, është “Top universitet për top studentët”. Po aq brend është edhe teknologjia e inovacioni, gjë e dëshmuar gjatë 15 vjetëve të punës. Respekton dhe krijon ura bashkëpunimi edhe me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, theksohet mes tjerash në komunikatën e UBT-së.

Për 15 vjet ka krijuar partneritet me rreth 250 universitete ndërkombëtare, ndërsa ka bashkëpunim të mrekullueshëm edhe me programet edukativo-arsimore të spektrit ndërkombëtar, siç është “Tempus”, “Erasmus +” etj.

Një libër monografi për 15-vjetorin e themelimit, të cilën do ta keni së shpejti në dorë, jep tablonë më të mirë për krejt zhvillimet tutje.

Profesor Edi, siç e quajnë shumica e kolegëve, nuk ngurron që gjatë aktivitetit të barazohet me aktivistët, vetëm e vetëm që aktiviteti akademik të ketë rrugë të mbarë e cilësore.
Ndaj, kjo ka bërë që brenda 15 vjetëve, UBT të jetë një nga institucionet më prestigjioze, jo vetëm në Kosovë, por në rajon e më gjerë. UBT ka krijuar brendin e vet.

Në emër të rektorit dhe të UBT-së janë dhënë dhjetëra çmime ndërkombëtare. Secili më i rëndësishëm se tjetri, por çmimi për Ekselencë dhe lidership, e bënë këtë institucion të jetë më ndryshe nga të tjerët: cilësor, me dije të barasvlershme me cilindo nga universitetet ndërkombëtare etj. Nga aktiviteti i prof. dr. Edmond Hajrizi, Kosova ka arritur të anëtarësohet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Të gjitha sukseset e studentëve të UBT-së, shumë prej të cilëve sot janë me tituj doktorë shkencash dhe që ligjërojnë edhe në universitetet ndërkombëtare, pra, janë rezultat i një hapi të madh të Edit, menjëherë pas çlirimit të Kosovës dhe fillimit të një epoke të re edhe në fushën e arsimim – edukimit në vend.

Edi është ndër të rrallët në Kosovë, i cili punon dhe beson se Kosova mund të bëjë gjëra të mira, që lidhen me zhvillimin akademik, edukim-arsimimin, me fushën e teknologjisë e inovacionit, me biznese e ndërmarrësi etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme