Kollçaku: Është e padrejtë që kosovarët të mos lëvizin lirshëm

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane (nga LVV-ja), Fatmire Mullhaxha Kollçaku  ka thënë se krerët institucionalë të Kosovës janë ata që kanë dhënë data se kur mund të ndodhë liberalizimi e jo zyrtarët e BE-së. Megjithatë, shtyrja eventuale e vendimit mbi këtë çështje sipas saj është një padrejtësi që BE-ja mund t’ia bëjë Kosovës. Kjo pasi, siç deputetja e LVV-së është shprehur, zyrtarët e BE-së vazhdimisht kanë deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret për heqje vizash.

“Tashmë pasi kanë pasur deklaratat që janë përmbushur kriteret po shihet qartë që diçka ka ndodhur, veçanërisht në dy muajt e fundit ka ndërruar disponimi me një shpejtësi të madhe prej shumë shteteve dhe me të vërtetë është për keqardhje. Pavarësisht faktit që kemi qenë kritikë ndaj Qeverisë është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të mos lëvizin të lirë”, ka nënvizuar ajo.

Kollçaku më tej ka thënë se pritjet e qytetarëve të Kosovës kanë qenë tejet të mëdha mbi atë se liberalizimi mund të ndodhë, pasi qeveritarët në vazhdimësi e kanë pohuar një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme