Kolonelja nga Policia e Kosovës pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Kolonelja e Policisë së Kosovës Afërdita Mikullovci-drejtor i Drejtorisë Rajonale Policore –Mitrovicë Jug, mori pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Glynco, Georgia (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Kursi i lidershipit i mbajtur nga 24 prill  deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin  27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara dhe Kolonel MIkullovci si delegatja/pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale  (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonel Mikullovci ishte përzgjedhur  nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën.

Kolonel Mikullovci theksoi se ndihet e privilegjuar për mundësinë e dhënë dhe është krenare për pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës në këtë trajnim si pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare. Shkëmbimi i përvojave edhe njohuritë e fituara në këtë kurs, ashtu siç mund të them është edhe motoja/mantra e kursit të “Lead by Heart- Udhëheq nga zemra ” do të thotë të vendosësh njerëzit në radhë të parë, t’i shërbesh komunitetit dhe të  shërbesh me përkushtim për vendin dhe qytetarët.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, si partner strategjik dhe i përhershëm i Policisë së Kosovës, në vazhdimësi përkrah Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve si dhe avancimin e stafit te PK-së me trajnime të avancuara në qendrat më të njohura të sigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe nga instruktor me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Të ngjashme