Komandant Rrustem Berisha, kujton betejën e Koshares

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Komandat Rrustem Berisha, me cdo 9 prill kujton betejën e Koshares.

Sipas tij, këtë vit Berisha në këtë situatë emergjente, apeloj te ju që t’i respektoni masat nga institucionet përgjegjëse të shtetit tone për parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie.

Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkëluftëtarë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”

Të dashur familjarë të heronjve të Koshares,

Të nderuar qytetarë,

Çdo vit, më 9 prill, takohemi në Koshare për ta kujtuar fitoren tone të madhe kundër armikut dhe për t’u përulur me respekt para shokëve tanë tërë nënë këtë betejë.

Këtë vit, jemi në një situate emergjente për shkak të Koronavirusit që po merr jetë njerëzish. Kjo është situata më serioze që nga përfundimi i luftës, prandaj apeloj te ju që t’I respektoni masat nga institucionet përgjegjëse të shtetit tone për parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie.

Si rrjedhojë e kësaj situate, këtë vit nuk do tëorganizohen manifestimet “Ditët e Shqipes” në kujtim dhe nderim të Betejës së Koshares.

Roli i Brigadës 138 “AgimRamadani” dhe i Betejës së Koshares ka qenë dhe mbetet çdoherë unifikues. Edhe në këto ditë të vështira kemi nevojë që të jemi të bashkuar dhe unikë para çdo sfide që do ta kemi përballë.

Heronjtë e Koshares këtë 9 prill do t’I nderojmë me respect dhe pijetet nëpër shtëpite tona duke kujtuar heroizmin dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ne, bashkëluftëtarët e tyre, do t’I kujtojmë ngjarjet e luftës dhe do t’ia urojmë njëri-tjetrit fitoren nga shtëpitë tona.

Të ngjashme