Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është kthyer në burg, pas qëndrimit në QKUK, për gjendjen e tij jo të mirë shëndetsore.
Drejtori i Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Selimi është kthyer dje në burg.
Selimi, ishte shtrirë në spital që nga data 4 janar e këtij viti, në klinikën e Otorinolaringologjisë, pasi që kishte disa probleme shëndetësore me veshin e brendshëm.
Ditë më parë mediat kanë raportuar se ish-komandanti i UÇK-së ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.