KOMF-i thotë se nuk po trajtohen rastet e abuzimit të fëmijëve, u shkruan krerëve të institucioneve

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka mbajtur të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale, raporton Ekonomia Online.

Donjeta Kelmendi, drejtoresh në KOMF, tha se në vazhdimësi, po shfaqen raste të që dëshmojnë dështimin e sistemit për të garantuar mbrojtje për fëmijët viktima të abuzimit.

“Si koalicion jemi të shokuar për faktin që raste të tilla, siç është rasti tragjik i fëmijës K.V. nga Fushë Kosova, i cili përfundoi me vrasjen makabre të tij, nuk ka ndikuar aspak në reflektim, mobilizim e as ngritje të nivelit të përgjegjësisë së të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijës, e sidomos të prokurorisë”.

Sipas saj, nuk ka llogaridhënie dhe përgjegjësi për trajtimin e këtyre rasteve nga organet e mbrojtjes, rendit dhe drejtësisë.

Ajo ka sqaruar se KOMF-i përmes një kërkese për veprim i është drejtuar Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme, Aleksandër Lumezi – Kryeprokuror i Shtetit, Bahri Hyseni – Kryesues i Këshillit Prokurorial, Burim Berisha – Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe Shpend Ahmeti – Kryetar i Komunës së Prishtinës, duke kërkuar veprime emergjente dhe llogaridhënie lidhur me këto raste.

Të ngjashme