Komisioni Evropian heton Apple dhe Shazam për avantazh në konkurrencë

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 11:06 | Nga

Autoritetet evropiane nisën një hetim ndaj blerjes së Shazam nga Apple duke ngritur shqetësimet se finalizimi i saj mund t’i krijojë avantazh prodhuesit të iPhone kundrejt konkurrentëve.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Apple bëri të ditur se do të blinte Shazam për të konkurruar më nga afër me liderin e industrisë Spotify.

Komisioni Evropian shprehu shqetësim për aksesin e Apple në të dhënat e Shazam.

“Qasja e Apple në të dhënat e Shazam i siguron kompanisë informacion rreth konsumatorëve të konkurrentëve dhe mund t’i inkurajojë ato të kalojnë në Apple Music”, thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi.

Ky vendim i Komisionit do të bëhet publik më 4 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme