Komisioni organizon dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 13:49 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhjen e radhës me ç’rast ka bërë përgatitjet për organizimin e dëgjimit publik për Projektligjin për Diasporën, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, në koordinim me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, vendosi që më datën 18 qershor 2019, në orën 11:00, të mbahet një dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën me anëtarët e komisionit, deputet të cilët janë anëtarë të komisioneve të tjera dhe shoqërinë civile.

“GLPS, PIPS, KIPRED, KSCF, KOST, KDI janë disa nga pjesa e shoqërisë civile që ne do t’i ftojmë në dëgjim publik. Besoj që do kemi kohë mjaftueshëm për përgatitjet dhe se ky dëgjim publik do na nxjerrë rezultate të mira. Përveç komisionit tonë dhe shoqërisë civile, të ftohen minimalisht edhe nga komisioni për legjislacion si deputeti Korab Sejdiu etj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës”, tha Osmani, raporton EO.

Të ngjashme