Komisioni për Buxhet dërgon në kryesi tri raporte të Auditimit

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 12:16 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe të Akademisë së Drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësi i departamentit të ZKA-së, Astrit Bllaca, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave i ka zbatuar të gjitha rekomandimet e ZKA-së.

“5 rekomandimet që janë dhënë në vitin e kaluar të gjitha janë zbatuar dhe për këtë vit nuk është dhënë asnjë rekomandim për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave”, tha Bllaca.

Anëtarët e komisioni votuan me të gjitha votat për raportin vjetor financiar të Autoriteit Rregullativ të Hekurudhave, ani pse nga bordi i ARH-së, u kërkua që raporti të vjen më i plotë herën tjetër.

Nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore u tha se ky institucion për paga dhe mëditje e ka shpenzuar buxhetin 100 për qind ndërsa për mallra dhe shërbime ka shpenzuar 73 për qind të buxhetit.

Buxheti total i këtij institucioni për vitin 2018 ka qenë 218 mijë e 288 euro.

“218 mijë e 288 euro buxheti financiar i KKTK-së. Tek pagat dhe mëditjet buxheti është shpenzuar 100 për qind ndërsa tek mallrat dhe shërbimet buxheti është shpenzuar për 73 për qind”, tha Isuf Koci nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore.

“ Ne e kemi shqyrtuar raportin dhe nuk kemi gjet keqpërdorime”, tha Bllaca.

Komisioni votoi me të gjitha votat për raportin vjetor financiar të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës duke u bazuar edhe në raportin e Auditimit.

“Raporti financiar i Akademisë së Drejtësisë, buxheti final 697 mijë e 355 euro. 578 mijë euro janë shfrytëzuar nga buxheti i Akademisë. Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për qera, është ndoshta pjesa më e madhe e shpenzimeve”, u shprehën nga Akademia e Drejtësisë.

Nga Zyra Kombëtare e Auditimit u shprehën se Akademia e Drejtësisë prej 5 rekomandimeve që ZKA-ja i ka drejtuar këtij institucioni ata i kanë zbatuar vetëm 3 prej tyre.

“Sa i përket rekomandimeve që i kemi dhënë ne për Akademinë e Drejtësisë të cilat janë 5, vetëm 3 prej tyre janë adresuar. Ju kisha lutë me u marrë me adresimet e auditorit”, i tha deputeti Lumir Abdixhiku zyrtarëve nga Akademia e Drejtësisë.

Komisioni votoi me gjitha votat për raportin vjetor financiar të Akademisë së Drejtësisë.

Të ngjashme