Komisioni për Ekonomi i mirëpret komentet dhe sugjerimet e Projektligjit për kriptovaluta

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka shqyrtuar nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”, me ç’rast përfaqësues të bizneseve dhe institucionet në vend, dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ata kanë kërkuar që për

Kryetarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se komentet rreth këtij Projektligji do të pranohen edhe me shkrim, ndërsa bëri të ditur se eksperti i angazhuar nga Kuvendi, është Virtyt Ibrahimagaj.

“Në këtë bit është angazhuar një ekspert nga kuvendi, Virtut Ibrahimagaj. Tashmë e kemi një draft të nismës ligjore. Ne do ta arsyetojmë në pika të shkurta nismën dhe pastaj fjala është për ju për të dëgjuar edhe imputet e komentet tjera, në raport me draftin e parë të këtij projektligji”

“Drafti i parë për ligjin për kripto ka të bëjë me një lëmi shumë komplekse dhe ne kemi parë të arsyeshme të diskutojmë këtë diskutim publik, dhe të fillojmë ose të kemi iniciativën tonë të artikuluar mirë bashkë me ju. Licencat që janë të parapara për këtë projektligj për operim dhe janë licenca për subjektin  e autorizuar për teknologji digjitale”, tha Kusari-Lila

Nismën legjislative të Kuvendit, po e mirëpret kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“E vlerësojmë një nismë të mirë edhe besojmë një nismë e duhur për rregullimin e tregut financat të kësaj natyre në Kosovë për të cilën në Kosovë deri sa po flasim edhe në të kaluarën ka pasur biznese të cilët janë futur në biznes kanë krijuat përfitime pa pagesë shtetit, kanë kriju humbje e mashtrime pa e dit ata se ku ta zgjedhin problemin e vetë. Prandaj kjo nismë e juaja është nismë e mirë, për të cilën mendomë se duhet të ndryshojnë disa pika. Ne kemi diskutuar këtë draft, dhe së shpejti do t’u dërgojmë disa vërejtje tona të rëndësishme të marra nga investitorët, anëtarë të AKB-së”, tha ai.

Ilir Imeri nga ARKEP-i, ka thënë se komentet e tyre do t’i dërgojnë me shkrim, por që ka kërkuar që ky Projektligj të jetë në një linjë me atë të BE-së.

“Ne na duhen edhe pak më tepër kohë që ta studiojmë më në detaje këtë projektligj dhe komentet t’i sjellim me shkrim. Kërkesa jonë është që të shkojmë në linjën e BE-së dhe të marrim pjesë në të gjitha grupet punuese”, tha Imeri.

E Ilir Islami, nga ATK-ja ka thënë se komentet do t’i dërgojnë me shkrim gjatë javës.

Llojet e autorizimeve

Neni 6 Llojet e autorizimeve.

Llojet e Autorizimeve që miratohen nga Autoritetet Përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë Ligj janë:

(a) Autorizim për shërbime të Administrimit të Portofolit të Palëve të Treta

(b) Autorizim për Operimin e Platformës Tregtare për Kripto-Asete;

()Autorizim për Operimine Platformës Tregtare të Kripto-Aseteve kundrejt monedhës fiat ose

Kripto-Aseteve të tjera;

(d) Autorizim për Ekzekutimi i Urdhrave për Kripto-Asetet në Emër të Palëve të Treta,

() Autorizim për Plasimin e Kripto-Aseteve;

Autorizim për Pranimin dhe Transmetimi i Porosive në Emër të Palëve të Treta;

(Autorizim për Dhënien e Këshillave për Kripto-Asetet;

(h) Autorizimi për Emetimine Tokenëve Digjital të Ndërlidhur me një Aset Real;

Autorizimi lidhur me Emetimin e Tokenëve Digjital që nuk ndërlidhen me një aset real.

Të ngjashme