Komisioni shtynë votimin e Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 14:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka shqyrtuar Projektligji për Inspektoratin e Arsimit, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e komisionin shpalosën propozimet e tyre lidhur me këtë Projektligji, që kryesisht ishin vërejtje teknike.

Ndërsa votimi i këtij është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Para komisionit më 6 shkurt Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, para këtij komisioni kishte prezantuar Projektligjin.

Bytyqi theksoi se ky ligj ndahet me dy grupe, i pari është grupi që merret me matjen e performancës apo cilësisë së mësimdhënësve dhe e dyta inspektorët  që merren me zbatimin e legjislativit.

Kurse me 15 maj në komision Drejtori i Inspektoriatit të Arsimit, Defrim Gashi, tha se ky mekanizëm duhet të mbetet brenda MAShT-it sepse, sipas tij, është shtylla kryesore e ministrisë për të cilën ministri duhet të ketë informacione.

“Te neni 21 që ka të bëjë me sanksionet kundërvajtës me gjobë, e kemi të shkruar. Si detyrë obligim e kemi kryer. Paneli i Artë është një komision që do të merret me trajtimin e ankesave, kërkesave që lidhen me procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënëseve, nëse një mësimdhënës konstaton se ndaj tij është bërë një padrejtësi ky Panel i Artë i njohur si komision që merret për trajtimin e lëndëve”.

Inspektorati ka për obligim:

  1. T’i raportojë ministrit, jo sekretarit të përgjthshëm;
  2. Të raportojë në Kuvend;
  3. Zgjedhja e inspektorëve të bëhet edhe nga Kuvendi apo Qeveria, e jo vetëm nga ministri.

Të ngjashme