Komiteti ndërministror lejon disa kyçje në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 12:47 | Nga

Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit, ka mbajtur sot takim. Në këtë takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës – kryetar i Komitetit Ndërministror, Lutfi Zharku, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat për kyçje të reja në autostradën “Arbër Xhaferi” e parashtruar nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Komunës së Vitisë.

Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçjeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajt, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj

Të ngjashme