Një kompani kineze tha të enjten se vaksina e COVID-19 duhet të jetë gati për t’u shpërndarë në të gjithë botën në muajt e parë të vitit 2021.
Jin Veidong, kreu i SinoVac, tha se ishte ofruar dhe personalisht për të eksperimentuar vaksinën.
“Strategjia jonë ishte dizenjuar fillimisht për Kinën dhe Vuhanin. Por në qershor dhe në korrik e përshtatëm strategjinë për të gjithë botën”, tha a për mediat.
“Synimi ynë është ta dërgojmë vaksinën në SHBA, BE dhe në vendet e tjera”, tha ai.
Rregullat e rrepta në tregjet e SHBA-së, BE-së, Japonisë dhe Australisë i kanë bllokuar historikisht shitjet e vaksinave kineze, or Jin tha se kjo mund të ndryshojë.
“SinoVac” po zhvillon një nga katër kandidatet kineze për vaksinat, bashkë me “SinoPharm”, kompania shtetërore që po zhvillon dy vaksina, si dhe “CanSino”, një firmë private mjekësore që bashkëpunon me ushtrinë.
Për provat e vaksinës janë angazhuar më shumë se 24 mijë persona në Brazil, Turqi e Indonezi, ndërkohë që Bangladeshi e Kili pritet t’u shtohen listës. Sipas SinoVac, ata u angazhuan në këto vende pasi kanë pasur shifra të larta infektimi dhe pak kapacitet për të krijuar vaksinë.
Kompania ngriti një fabrikë të re në jug të Pekinit, brenda pak muajve, e cila ka një kapacitet prodhimi prej gjysmë milioni vaksinash në vit. Puna ka filluar që tani, duke paketuar shishka me vaksinën. SinoVac pret që deri në shkurt ose mars të vitit tjetër të kenë ndërtuar rreth 200 milionë vaksina.