Kompania zvicerane “GenTwo” bën bashkë inxhinierët më të mirë në Prishtinë, synon hulumtimin e zhvillimin teknologjik

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 09:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania zvicerane e shërbimeve financiare “GenTwo” do të ushtrojë funksionin e saj edhe në Prishtinë. “GenTwo” ka lansuar zgjerimin e mundësive për hulumtim dhe zhvillimin teknologjik të mëtejshëm duke punësuar një ekip të përbërë nga inxhinierë të talentuar nga kryeqyteti kosovar.

Philippe A. Naegeli, drejtues dhe bashkëthemelues i “GenTwo”, tha se hapja e degës në Kosovë shënon një hap të rëndësishëm në sigurimin e zhvillimit teknologjik afatgjatë të platformës së shërbimeve që ofron, me fokus kryesor te klientët.

Ai foli edhe për lidhjen e Kosovës me Zvicrën, duke përmendur edhe shumë të famshëm kosovarë që jetojnë në shtetin zviceran. Madje me të pranishmit ai ka ndarë një përvojë personale me kosovarët në Zvicër.

Në Cyrih, tha ai, në ditën e Pavarësisë së Kosovës kishe as shumë njerëz sa as nuk mund ta besonte, duke shtuar se kjo e bënë të lumtur për lidhjen ndërmjet të dy popujve.

“Gjëja parë që dua të them është se Zvicra ka një histori të shkëlqyeshme me Kosovën. Shumë prindër të njerëzve që punojnë këtu kanë ardhur në Zvicër para disa vitesh. Gjithashtu kemi një komunitet të madh kosovar, me 200 mijë kosovarë që tashmë jetojnë në Zvicër, rriten atje dhe janë ‘zviceranë’. Madje ka edhe njerëz të famshëm kosovar”.

“Kam një histori në ditën e Pavarësisë së Kosovës – në Cyrih, në një vend ku ndodhin festimet e mëdha, kurrë nuk kam parë një festë aq të madhe, kishte shumë kosovarë, por edhe zviceranë, që festonin atë moment. Jam shumë krenar që tani po e bëjmë këtë lidhje dhe Zvicra ka qenë një ndër vendet që e ka mirëpritur pavarësinë e Kosovës. Jemi këtu, jo për historinë, por për të ardhmen. Jemi të lumtur që kemi gjetur një ambient të mirë pune, me njerëz që kanë të njëjtat vlera me ne”.  

“Kjo rritje për familjen ‘GenTwo’ na lejon më shumë fleksibilitet në zgjerimin e udhërrëfyesit tonë të biznesit dhe kompetencave teknike duke kërkuar në një mjedis me densitet të lartë talentesh”.

Pren Pervorfi, shef i Operacioneve në “GenTwo”, e vlerësoi lart bashkëpunimin me institucionet lokale në ofrimin e ndihmës për hapjen e kompanisë.

“Bashkëpunimi me autoritetet lokale për themelimin e kompanisë sonë në Prishtinë ka qenë ekstremisht profesional, komplet i digjitalizuar dhe online, që reflekton në orientimin e zgjuarsisë teknike të vendit”.

Ekipi vendor i përbërë nga 10 punonjës, i drejtuar nga drejtori menaxhues Kristjan Gojani, do të punojë në fushat më me mundësi të zhvillimit teknologjik softuerik, dizajnit dhe operacioneve dhe do të funksionojë si pjesë integrale e ekipit ekzistues në Cyrih.

Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, u shpreh i bindur se bashkëpunimi i të dyja vendeve mund të sjell rezultatet, sidomos në teknologjinë e avancuar.

“Shumë njerëz që janë kthyer në Kosovë kanë sjell me veten e tyre edhe shokë zviceranë. Niveli i njohurive është shumë i lart. Nuk e kemi fjalën për investimet në pjesën agrare të ekonomisë,  prodhimin e mobileve e shumë gjëra të tjera të rëndësishme, por po flasim për teknologji të avancuar”.

“Do e quaja një ‘kërcim’, nëse e krahasojmë sa larg keni qenë, ndërsa tani jeni në të njëjtat nivele të teknologjisë. Kjo është një mundësi e mirë për të dyja vendet, mund të arrihen rezultate të mahnitshme me këta njerëz të ri dhe të ndritshëm”.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, u shpreh e lumtur që të bërit biznes në Kosovë po lehtësohet dita ditës, duke shpresuar që edhe  biznese të tjera të ndjekin shembullin e kësaj kompanie, raporton EO.

“Faleminderit që po na ktheni mbrapsht diasporën me gjithë eksperiencat dhe gjërat e reja që kanë mësuar. Kemi pasur shumë investime nga diaspora zvicerane, jo vetëm në Prishtinë, edhe në vende tjera”.

“Jam shumë e lumtur që të bërit biznes u është dukur e lehtë. Kjo do të thotë se nuk merr shumë kohë hapja e një biznesi, duke marrë parasysh se shumë procese janë dixhitalizuar. Shpresoj që edhe shumë biznese tjera do ndjekin shembullin tuaj”.

Një komponentë kyçe e rritjes së ofruesit të shërbimeve nga Zvicra është ndërtimi i platformës së bazuar në të dhëna, ku automatizimi dhe digjitalizimi i fokusuar tek klienti ndërton boshtin e një rritjeje të qëndrueshme.

Duke krijuar këtë ofrues të ri të shërbimeve, GenTwo në vazhdimësi dedikohet ndaj strategjisë ndërkombëtare duke rritur në mënyrë proaktive resurset teknologjike në rajone të reja përmes sigurimit të integrimit kulturor dhe korporativ.

Informata rreth kompanisë dhe degëve të saj:

GenTwo, kompani e specializuar në sigurimin e aseteve me bazë në Cyrih, ka krijuar një gjeneratë të re të produkteve financiare. Kompania krijon platforma për menaxherët e aseteve, bankat, zyrat familjare dhe investitorët e kapitalit sipërmarrës.

Investitorët institucionalë mund ta përdorin platformën e GenTwo për të realizuar risitë e tyre të produkteve dhe biznesore, për të kthyer çfarëdo aseti në product të investueshëm dhe të ndihmojë në formimin e tregjeve të reja të qëndrueshme. Investitorët privatë në Zvicër mund po ashtu të përfitojnë nga këto produkte inovative përmes ndërmjetësuesve financiarë, duke i dhënë GenTëo mundësi për hapjen dhe zgjerimin e mundësive për klientët tek investitorët e shitjes.

GenTwo Digjitale është kompani në Crypto Valley në Zug të Zvicrës. Kjo vartëse e GenTëo u mundëson investitorëve profesionistë dhe atyre privatë nëpër botë dhe Zvicër që të sigurojnë të gjitha asetet digjitale duke përfshirë crypto asetet në tregun tradicional financiar përmes ndërmjetësimit financiar.

GenTwo X LLC. është kompani me bazë në Prishtinë. Ky ofrues i shërbimeve funksionon si pjesë integrale me fokus në ofrimin e shërbimeve operacionale, hulumtimeve dhe zhvillimit teknologjik.

Të ngjashme