Kompanitë prodhuese kërkojnë implementimin e Pakos Fiskale 2.0

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 09:47 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompani prodhuese kërkojnë implementimin e Pakos Fiskale 2.0. Irfan Fusha, pronar i kompanisë “ABI” nga Prizreni thotë se hyrja në fuqi e pakos  për t’i dhënë një shtytje dhe vullnet prodhuesit vendor, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi pritur që më herët të realizohet Pakoja Fiskale por pasi që edhe qeveria është formuar ne shpresojmë që do të bëhet së shpejti edhe ka me filluar implementimi që neve ka me na dhanë një shtytje dhe vullnet që të punojmë më shumë me prodhimet vendore”, tha ai.

Ai ka parashtruar si problem të madh pengesën që i bëhet produkteve me prejardhje shtazore duke e bërë të pamundshme që ato të eksportohen drejt vendeve të Bashkimit Evropian, por Fusha shpreson që së shpejti Qeveria do të zgjidh këtë problem të madh të fermerëve kosovarë.

“Kemi shumë kërkesa për Bashkimin Evropian për produktet e djathërave apo djathin e Sharrit që është produkt tradicional por për momentin ende qeveria jonë nuk ka zgjedh problemin të bëjmë ne eksport jashtë shtetit tonë por shpresojmë që së shpejti edhe ajo do të realizohet. Produktet e bulmetit dhe produktet e mishrave nuk eksportohen jashtë Kosovës diçka që duhet të bëhet nga ana e qeverisë me kërkesë drejt Bashkimit Evropian që të na lejojnë eksportin drejt BE”,tha Fusha duke shtuar se si kompani që bëjnë grumbullimin e pemëve dhe perimeve ai i ndihmon edhe fermerët në sigurimin e tregut.

“Ne edhe bëjmë edhe grumbullimin e pemëve dhe perimeve nga prodhuesit e tjerë dhe këtë vit ka qenë kualiteti shumë i lartë  dhe kjo është një mënyrë që edhe fermerin ta ndihmojmë”.

Kompania “ABI”, është pjesë e panairit Panairi Ndërkombëtar i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2017”.

Fusha ka thënë se panairet janë organizimet të cilat i ndihmojnë prodhuesit që të bien në kontakt me kompani të huaja që të fillojnë eksportet jashtë vendit.

Fusha ka thënë se janë panairet shkaku që sot kompania e tij eksporton në pesë shtete të huaja.

“Panairet neve shumë na kanë ndihmuar sepse epërmes panaireve ne kemi arritur edhe të eksportojmë nëpër shtetet e bashkësisë evropiane. Ne eksportojmë në Maqedoni, në Itali, në Zvicër, Suedi dhe në Gjermani”, ka thënë ai.

Dje është hapur Panairi Ndërkombëtar i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2017”. Në këtë panair po marrin pjesë edhe kompani nga Serbia, raporton EO.

Panairi do të jetë i hapur deri më 30 shtator, produktet e tyre bujqësore janë duke i ekspozuar rreth 100 agrobiznese.

Të ngjashme