Komuna e Ferizaj realizon të gjitha investimet kapitale për vitin 2022

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se Ferizaj është komunë kampione sa i përket investimeve kapitale.

Ai shkroi se nuk ka as përpjekje që të ndalë punën e tyre.

“Ferizaj, komunë kampione në Republikën e Kosovës në realizimin e investimeve kapitale për vitin 2022.

Në punën tonë për Ferizajn e ferizajasit, nga ku morëm besimin qytetarë duke e përkthyer çdo ditë pune në vepra të mira publike, nuk ka forcë e as përpjekje që të na ndal.

Vazhdojmë, për Ferizajn e ferizajasit, për nderin e privilegjin që kemi t’i shërbejmë ndershmërisht e me dashuri, Ferizajt e bashkëqytetarëve tanë.

Burimi: Instituti GAP”, shkroi Aliu.

Të ngjashme