Komuna e Fushë Kosovës paralajmëron gjoba për ndotësit e mjedisit

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Inspektorati Komunal do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi apo biznesi që ndot ambientin duke hedhur mbeturina në hapësira të palejuara.

Sipas njoftimit, masat do të zbatohen ndaj atyre që hedhin mbeturina të zakonshme, si dhe mbeturina inerte dhe të vëllimshme, jashtë vendeve të destinuara për këtë qëllim.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të pastër.

“Ruajmë ambientin, respektojmë rregullat”, thuhet në thirrjen e Komunës së Fushë Kosovës.

Të ngjashme