Komuna e Gjakovës merr një sërë vendimesh për t’u mbrojtur nga virusi

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjakovës ka marrë disa vendime për mbrojtjen e shëndetit publik.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës me qëllim të parandalimit të Covid-19, kryetari i komunës, Ardian Gjini, mori vendim për reduktimin e stafit të punëtorëve të administratës. Ata që do të qëndrojnë në shtëpi, do të kryejnë detyrat online nga shtëpia.

Gjithashtu, ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palë e interesuara. Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që të ju kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara po ashtu online, njofton KlanKosova.

Shërbimi i tatimit në pronë dhe ofiqarisë do të jetë i hapur për qytetarë, me staf të reduktuar. Ndërkaq, qytetarët që hyjnë brenda objektit të komunës obligohen të jenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse.

Komuna thotë se Inspektorati bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrollë rigoroze lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha institucionet publike dhe private.

Të ngjashme