Komuna e Gjakovës zhytet sërish në borxhe

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 11:11 | Nga

Pushtetarët komunalë dinë vetëm të ankohen

Qeveria lokale asnjëherë nuk e ka shpenzuar në tërësi buxhetin që e ka pasur në dispozicion

Zyrtarët komunalë të Gjakovës, shumë herë deri më tash, kanë potencuar se kanë trashëguar nga Qeveria paraprake rreth 6 milionë euro borxhe, i cili, sipas Teki Shalës, drejtor komunal për buxhet e financa, pritet të shlyhet vitin e ardhshëm, kur edhe do të përfundojë mandati i kësaj qeverie

“Sikur Komuna e Gjakovës do të kishte funksionuar si kompani ekonomike, atëherë ajo do të falimentonte”, ka thënë disa herë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, duke aluduar në borxhin e madh që Qeveria aktuale e kishte trashëguar nga paraardhësit e vet, të udhëhequr nga AAK-ja.

Ankesat e pushtetarëve komunalë për borxhin e trashëguar kanë filluar që në ditët e para të marrjes së mandatit e po vazhdojnë edhe tash, kur po afrohet fundi i vitit të tretë të qeverisjes.

Vazhdimisht është thënë se ky borxh shpesh iu ka “lidhur duart” dhe iu ka pamundësuar që të realizojnë projekte të reja kapitale, edhe për shkak të tërheqjes së njëanshme të mjeteve nga buxheti komunal, përmes sistemit të përmbaruesve.

“Edhe pse me të gjithë operatorët ekonomikë, të cilëve u kemi borxh, kemi biseduar dhe kemi arritur marrëveshje për dinamikën e shlyerjes së këtij borxhi, ata megjithatë po i drejtohen përmbaruesve dhe kjo po na shkakton mjaft kokëçarje”, ka thënë Kusari-Lila.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme