Komuna e Gjilanit i jep edhe një mundësi partnerit austriak në “Ecohigjienë

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 16:28 | Nga

Me kërkesën e subjekteve politike Kuvendi Komunal i Gjilanit, i ka dhënë edhe një mundësi partnerit austriak në “Ecohigjienë”, por ka kërkuar nga të dyja përmbushjen e obligimeve.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, të enjten është diskutuar gjerësisht për gjendjen në kompanië “ “Ecohigjiena”, e cila prej vitit 2012 funksionin në partneritet publiko-privat, por ku kohëve të fundit ka pasur greva të punëtorëve, të cilat kanë reflektuar në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në një komunikatë dërguar medieve thuhet se pas një debati të gjerë, ku u dhanë edhe propozime të ndryshme për të tejkaluar situatën në të cilën ka rënë kompania, siç ishte formimi i një komisioni nga të gjitha subjektet politike, i cili do të quhej komision ose komision hetimor dhe të tjera, Kuvendi Komunal miratoi propozimin e shumicës, ku kërkohet zgjedhja e një ushtruesi të detyrës së drejtorit ekzekutiv, kthimi në punë i të gjithë punëtorëve të larguar si dhe njëkohësisht vazhdimi i bisedimeve mes partnerëve, deri në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

Më tutje thuhet se duke i ditur raportet në këtë kompani, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, që në hapje të seancës kërkoi nga këshilltarët që të jenë të arsyeshëm në debat dhe në fund të dalin me një propozim të përbashkët për tejkalimin e gjendjes.

Agim Zuzaku, drejtor për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se partneri privat nuk e ka respektuar kontratën sa i përket investimeve dhe mbajtjes së punëtorëve në punë, sikurse nuk i ka respektuar as tri pikat e marrëveshjes me Komunën, që ishin arritur ndërmjet partnerëve, në fund të vitit të kaluar, gjatë grevës së punëtorëve.

Pos që nuk i ka përmbushur obligimet për 1.5 milionë euro investime, sipas kontratës, partneri privat e ka shkelur edhe ligjin e punës kur ka vendosur të mos ua vazhdojë kontratat 17 punëtorëve, me arsyetim se nuk ka nevojë, ndërsa nuk e ka pasur këtë të drejtë, ka thënë ai.

Përkundër kësaj, Zuzaku ka thënë se Komuna e Gjilanit, edhe më tutje e favorizon gjetjen e një zgjidhje miqësore për problemin, sepse nuk është e interesuar për shkëputjen e kontratës, por insiston në respektimin e saj edhe nga partneri privat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme