Komuna e Lipjanit e miraton një pako emergjente në vlerë prej mbi 150 mijë euro

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se kjo komunë ka miratuar një pako emergjente prej 154 mijë e 753 eurove.

Ahmeti ka thënë se kjo pako është miratuar nga Kuvendi i Komunës dhe të gjithë votat kanë qenë për.

“Sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës të Lipjanit në hollin e gjimnazit “Ulpiana” ku me të gjitha votat PËR është miratuar Pako Emergjente në vlerë prej 154,735.00 euro, bashkë me lehtësirat financiare për biznese. Falënderoj kryesuesin Daut Azemi dhe gjithë anëtarët e kuvendit që mbështetën këtë Pako”, ka thënë Ahmeti.

https://www.facebook.com/imri.ahmeti/posts/2598855917053459

Të ngjashme