Komuna e Mitrovicës e vendosur që të mos lejoj prodhimin pa leje të fabrikave që e ndotin ambientin

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 10:11 | Nga

Inspekcioni i Komunës së Mitrovicës, është duke i vëzhguar më vëmendje dy fabrikat që ditë më parë i ka mbyllur për shkak të aktiviteteve të tyre prodhuese pa leje përkatëse dhe të ndotjes së ambientit.

“Siç dihet më 15.05.2018, Inspekcioni Komunal ka mbyllur fabrikën për përpunimin e gomave deri në përfitimin e vajrave industriale “BN 01 Rycikling”, sh.p.k dhe fabrikën për riciklimin e vajit të përdorur të përdorur më parë, deri në përfitimin e vajit industrial “Bass Partners”, sh.a., për shkak të ndotjes së ambientit dhe të veprimtarisë pa leje përkatëse”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Hysni Ahmeti, tha se inspekcioni vazhdimisht është në vëzhgim të këtyre fabrikave, për të pamundësuar vazhdimin e prodhimit në mënyrë ilegale.

Sipas tij, Bass Partners nuk është duke e respektuar vendimin e organit komunal për ndërprerjen e aktivitetit prodhues deri në momentin kur të pajiset me leje përkatëse.

“Më 20.05.2018 policia ka intervenuar në ambientet e punës të kësaj fabrike për shkak se janë vërejtur aktivitete prodhuese me ç’rast sërish është konstatuar se fabrika nuk është pajisur me leje përkatëse për rifillimin e prodhimit, të cilën e lëshon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Policia ka hasur në fabrikë punëtorët të cilët ishin duke punuar, andaj edhe i ka detyruar që të ndërprenë prodhimin, që është kërkesë e vazhdueshme e jona”, thotë ai.

Ahmeti në vazhdim thotë se është për keqardhje mos intervenimi me kohë i zyrtarëve të MMPH, e cila është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për lëshimin e lejeve për punë të këtyre fabrikave, të cilët janë ftuar që në fillim nga ai, por që nuk ja në deri më 22.05.2018 paraqitur fare në në këto fabrika.

“MMPH e ka vendimin e organeve komunale të inspekcionit për të ndërpre aktivitetet prodhuese pa lejen e tyre që nga data 27.03.2017, por ajo asnjëherë nuk ka lëshuar asnjë vendim për vazhdimin e aktiviteteve prodhuese të kësaj fabrike. Qëllimi ynë është që kjo fabrikë dhe të tjerat si kjo, të mos punojnë pa leje, por të pajisen me to dhe të respektojnë kriteret për mos ndotjen e ambientit”, tha ai.

Sipas tij në fabrikën “Bass Partners” edhe pas vendimit për ndërprerjen e prodhimit, kanë hyrë rreth 30.000 litra vaj të përdorur si lëndë e parë për ët vazhduar aktivitetin e vet prodhues, për çka edhe janë kyçur edhe hetuesit policorë për të hulumtuar prejardhjen e mallit.

Drejtori Ahmeti u bënë me dije drejtuesve të fabrikave se Inspekcioni Komunal është i vendosur që të mos lëshoj në asnjë mënyrë pe sa i përket pajisjeve me leje përkatëse dhe mbrojtjen e ambientet nga aktivitetet e dëmshme prodhuese, pa marrë parasysh kërcënimet dhe shantazhet eventuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme